Një 75-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ura e lumit Buna. Për fat të mirë në atë kohë aty ka qenë e pranishme një patrullë e policisë rrrugore, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke i shpëtuar jetën.

Njoftimi:

Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.

Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.