Itali, 20 mars 2014 – Policia italiane ndonëse e ka identifikuar vrasësin e Nimet Zyberit, 26 vjeç (i vrarë në sy të fëmijëve dhe gruas shtatzënë), nuk ka arritur ta kapë dot atë. Në pamundësi të kapjes së autorit, policët italianë kanë njoftuar kolegët shqiptarë. Ata besojnë se vrasësi Paulin Nikaj (në foto), 34 vjeç, 177 cm i gjatë, mund të fshihet në Shqipëri. Policëve shqiptarë u janë kaluar edhe të dhënat e makinës, që përdor vrasësi. Bëhet fjalë për një Citroen C4 ngjyrë blu me targë DP767VT. Policia shqiptare është paralajmëruar, që Paulin Nikaj është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Kjo është fotoja, që i është kaluar policisë shqiptare.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/