Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e sotme në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e rajonit të Veriut.
Mësohet se temë diskutimi në këtë mbledhje ka qenë emërimi i drejtorëve të rinj në Shkodër, ku nuk kanë munguar as debatet e ashpra.
“E keni bërë si tender këtë çështje. Secili çon emrat e vet” mësohet të jetë shprehur deputeti socialist, Paulin Stërkajt ndaj të cilit kryeministri Rama ka reaguar ashpër:
"Nuk kemi bërë tender. Kam menduar që ju do ta zgjidhnit këtë gjë. Tani do merrem vetë, pasi ju nuk i dhatë rrugëzgjidhje.Të hënën do bëjmë mbledhje të posacme vetëm me Shkodrën për këtë çështje.", mësohet të ketë thënë Rama.





