Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Pavarësinë e Amerikës, teksa e konsideroi një “shembull dhe burim frymëzimi për kombet që aspirojnë demokraci”.
Meta shkruan se SHBA-të kanë kontribuar pa rreshtur për forcimin e miqësisë afatgjatë dhe të marrëdhënieve tona strategjike.
“Aty ku strehohet liria, atje gjendet vendi im”. – Benjamin Franklin SHBA kanë qenë dhe mbeten shembull dhe burim frymëzimi për të gjithë njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë, për liritë dhe dinjitetin njerëzor.
Gëzuar Festën e Pavarësisë SHBA, popullit amerikan dhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur për forcimin e miqësisë afatgjatë dhe të marrëdhënieve tona strategjike! 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Meta.