Presidenti Ilir Meta ka uruar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shprehur vlerësimet për luftëtarët dhe dëshmorët që kanë luftuar për Pavarësinë e Kosovës.
“Gëzuar Kosovë e dashur! Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës! Gjithmonë krah njëra-tjetrës”, ka shkruar Presidenti Ilir Meta.





