Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka uruar ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti shkruan se gjatë 29 viteve të shtet-ndërtimit, rruga ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

Postimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti:

Në 29 vite shtet kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, e megjithatë edhe më tej ndodhemi para sfidave të mëdha.

Është detyrë e jona që këto sfida, një nga një, ti zgjidhim sot, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe e prosperitet.

Urime ditën e pavarësisë së Maqedonisë së veriut dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve, por edhe miqve ndërkombëtarë që janë me ne e pran nesh në rrugëtimin tonë.