Kapet në det të hapur anija nga Libia që furnizoi me 51 mijë litra naftë anijen e peshkimit në Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se anija libiane u ndalua nga policia e Vlorës, ndërsa ajo po dërgohet drejt portit të Durrësit. 

Hetimet po kryhen nga Antikrimi ekonomik në Durrës. 

Kujtojmë se nafta kontrabandë u sekuestrua në hambarin e anijes shqiptare “Geni”, ndërkohë që ka nisur procedimi për kapitenin e saj dhe personat që ndodheshin në ekuipazh.