Foto të reja janë publikuar nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së lidhur me çështjen Epstein u publikuan të enjten (18/12) nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Brenda dosjes me 68 skedarë ndodhen edhe foto të Bill Gates dhe Jeffrey Epstein me gra të paidentifikuara. Bill Gates pozon për një foto me një grua, fytyra e së cilës është e turbullt.
Një seri fotografish tregonin pjesët e trupit të një gruaje të panjohur me fragmente nga libri “Lolita” i Vladimir Nabokovit, me romanin e paraqitur në sfond.
Një tjetër foto tregon bisedat në WhatsApp ku flitet për dërgimin e vajzave me një çmim prej 1,000 dollarësh për secilën, ndërsa ofron të dhëna të detajuara të një 18-vjeçareje.
Dokumentet e zbuluara tregojnë edhe fotografi të Epstein me njerëz të ndryshëm, si dhe pasaporta dhe karta identiteti nga vende të ndryshme, përfshirë Republikën Çeke, Ukrainën dhe Afrikën e Jugut. Fotot e publikuara sot nuk janë nga publikimi i plotë i dosjes që pritet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një projektligj që i kërkon Departamentit të Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet e Epstein brenda 30 ditëve. Afati për këtë periudhë skadon më 19 dhjetor.





