Vangjel Dule i është referuar historisë dhe, më saktë, luftës mes grekëve dhe persëve, për të zbuluar se çfarë ka ndërmend të bëjë ai në të ardhmen. Sipas Dules, Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut nuk ka ndërmend të dorëzohet. Përkundrazi, ajo do të luftojë dhe këtë e bëri të qartë Dvetë ule kur u kujtoi Kokëdhimës dhe Ramës shprehjen proverbiale spartane “Molon lave!”, që do të thotë “Ejani dhe merrini”. Këtë u thanë grekët persëve kur këta të fundit kërkuan që grekët të dorëzonin armët.

Në këtë mënyrë, pas sulmit të hapur të deputetit socialist Koço Kokëdhima ndaj Vangjel Dules, kreut të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, ky i fundit ka reaguar me anë të një deklarate për mediat, ku duket qartë se tani do të ketë vetëm luftë mes tij edhe Partisë Socialiste. “Të dialogoj me krimin, nuk e kam bërë kurrë, as në jetën time private dhe as në atë publike, – thotë Dule në reagimin e tij. – Aq më tepër, nuk pranoj të bej një gjë të tillë me kryekeqbërësin e jugut dhe mbare vendit, Kokëdhima.”

Deputeti socialist Kokëdhima sulmoi Dulen në Vlorë, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama. Për këtë arsye, reagimi i Dules kishte të bënte edhe me kryeministrin Rama. “Fakti se sulmi nosetindjellës ndaj meje u artikulua në prani të kryeministrit, më detyron që t’i shpjegoj zotit Rama se nuk është faji im që prania dhe fjala ime politike i kujton atij vizionin që bashkërisht u prezantuam dhe premtuam për vite me radhë qytetarëve dhe shoqërisë, – thekson Dule. – Vizionin për shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale, mirëqenien dhe barazinë. Por, që për fat të keq, me përgjegjësinë e plote të tij, pasi e përshtati me kutin e Koços së tij, po ua kthen atyre që na besuan me autokraci, klientelizëm, hajdutëri dhe mjerim.”