TIRANE, 01 mars 2013 – Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të mbledhë nesër Aktivin Kombëtar, ku do të diskutohet mbi strategjitë dhe aleancat politike të zgjedhjeve parlamentare 2013. Aktivi Kombëtar do të nisë punimet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Kohët e fundit, PBDNJ ka qenë në qendër të vëmendjes përsa i përket aleancave politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Vetëm pak kohë më parë, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar zyrtarisht largimin nga kampi opozitar. Ndërkohë javët e fundit është folur gjithnjë e më shumë për krijimin e një poli të tretë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në fillimi të muajit shkurt, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe Ilir Meta kanë darkuar për më shumë se tri orë bashkë.