Tiranë 11 shkurt 2014 – Nëpërmjet një deklarate për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi denoncon përpjekjet e Ministrit të Brendshëm për të larguar vëmendjen nga situata e rënduar e aksidenteve dhe viktimave në rrugët tona. "Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zbuloi sot Amerikën, kur tha se do të eliminojë aksidentet në rrugë, duke e bërë dënimin minimal për shoferët e dehur, me 10 ditë burgim. Por kjo është një masë qesharake e një ministri qesharak. Aktualisht, dënimi minimal për shoferët që kapen të dehur, është 5 ditë, sipas Kodit Penal. Pra Ministri, dënimin me 5 ditë, kërkon ta bëjë 10 ditë. Kjo është reforma e madhe e Tahirit. Por Ministri duhet të tregojë se sa shoferë të dehur janë ndaluar deri tani, dhe sa janë dërguar në prokurori për procedim penal", deklaron Vorpsi. Zëdhënësja shton se: "E gjitha kjo nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje qesharake dhe e dënueshme për të larguar vëmendjen dhe përgjegjësitë nga aksidentet e shtuara në vend, nga numri i rritur i viktimave në rrugë dhe nga paaftësia e Ministrit për të bërë reformat e duhura".
PD: 10 ditëshi i Tahirit, masë qesharake e një ministri qesharak
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
EMRAT/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë





