TIRANE, 6 prill 2013- PD akuza Ramës për 21-Janarin. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së, Lura Vorpsi ka deklaruar se 21 Jannari nuk ishte gjë tjetër vecse tentativë e ramës për të marrë pushtetin me dhunë. 

“Dy ditët e fundit, Edi Rama e dëshmoi fare qartë me sqarimin e detyruar që nxitoi të bëj për 21 Janarin, se puçi i dështuar i 21 Janarit nuk është për të një çështje drejtësie, parimi, apo morali por është vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së tij. Ai provoi dhe njëherë, se pasi dështoi në marrjen e pushtetit me dhunë, dështoi totalisht dhe në manipulimin e neveriteshëm të tij. 

Faktoi se shamia në surrate nga familjarët e viktimave nuk do ti shqitet ndonjëherë atij, gjersa drejtësia shqiptare të thotë fjalën e saj për të si nje organizator të dhunës për pushtet në të cilën humbën jetën katër viktima të sjella prej tij për të përmbysur qeverinë me dhunë. 

Sipas saj, i vetmi manipulator i kësaj ngjarje fatkeqe, është Edi Rama. 

“Ai e nisi me manipulim, duke i përdorur dhe mashtruar njerëzit se do merrte pushtetin me dhunë, pastaj organizoi kortezhe mortore për përfitime politik! Manipuloi më pas me dhimbjen e familjarëve duke e përdorur si pjesë të strategjisë së tij elektorale. Përdori mediat e tij! Manipuloi sa mundi dhe kë mundi!!!Dhe sot, ankohet se po manipulohet me emocionet e 21 Janarit”, tha Vorpsi.