Partia Demokratike ka reaguar sot nëpërmjet kreut të Departamentit për Rendin, Enkelejd Alibeaj, pas shpërthimeve dhe atentateve të mbrëmshme në Tiranë. Duke renditur disa ngjarje të ndodhura këto 12 orët e fundit në kryeqytet, ai thotë: "Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin."

Sipas Alibeajt, jo vetëm Tirana por mbarë vendi po përjeton një situatë të pazakontë ku ndjehet pasiguria publike dhe rënia e rendit. "Qytetarët në Tiranë e mbarë vendin janë të shqetësuar. I pashqetësuar nga kjo valë krimi është dhe Saimir Tahiri, i cili ka prioritet miqësinë e përfitimet prej krimit, dhe jo qytetarët e rendin publik," – përfundoi në deklaratën e tij Alibeaj.