Patia Demokratike, përmes Enkeleid Alibeajt, ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm Saimir Tahiri për lidhjet e tyre me Emiliano Shullazin.
“Pas denoncimit që bëmë dje, për futjen në Doganën e Durrësit të Emiliano Shullazit me një makinë të blinduar, e cila as nuk u ndal dhe as nuk u kontrollua, Edi Rama vuri në shërbim të tij gjithë shtetin dhe nxori një dokument, që në fakt vërteton akuzën tone, – tha Alibeaj. – Dokumenti që nxori Edi Rama, ky dokument që shihni në ekran, tregon daljen e Shullazit nga Dogana e Durrësit me një automjet … me targa AA 655 ME… Me qëllim Rama mundohet të mashtrojë. Tregon një dokument tjetër për tjetër, për të mbuluar skandalin. Nuk sqaron dhe as hesht. Jo, jo! Mashtron. Mashtron për llogari të Emiliano Shullazit… Me mashtrimin e tij, Edi Rama konfirmon publikisht dhe zyrtarisht lidhjen me Emiliano Shullazin dhe vërteton se ka vënë shtetin në shërbim të tij.”





