Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në të njëjtën mënyrë siç ky i fundit iu drejtua Bashës: me anë të një letre të hapur.

Në letër, Basha thekson se “prej kohësh e në vijimësi opozita ka kërkuar dialog të nivelit më të lartë politik për Reformën në Drejtësi, e jo vetëm, ndërsa keni qenë ju dhe vetëm ju kundëër.” Ndërkohë, kreu i opozitës thotë se është i gatshëm të takohet me kryetarin e mazhorancës “për çështjet më të rëndësishme.”

Basha e quan të vonuar ftesën e Ramës, por thekson se e pranon atë nëse “jepni paraprakisht provën e domosdoshme.” Sipas Bashës, mazhoranca duhet më parë të dëshmojë se pranon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Letra e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha