Kreu i Partisë Demokratike është takuar sot me banorë të Burrelit dhe Klosit, ku banorët i kanë shprehur shqetësimin e tyre për varfërinë dhe papunësinë. "Rama po vjedh lekët e popullit, – tha kreu i demokrteve Lulzim Basha, – teksa del dy orë në televizor për t'u shpëlarë trurin qytetarëve."
"Ne jemi gati t’i prijmë një ndryshimi të madh, ndryshim i cili në thelb do të ketë për detyrë që këto para t’ua kthejë qytetarëve shqiptarë. Duke ulur taksat, pra duke mos e futur dorën kaq thellë në xhepin e shqiptarit në radhë të parë. Duke marrë një sëri masash që e ndihmojnë shtresat emë të goditura siç është ulja e çmimit të energjisë elektrike, falja e kamatëvonesave. E duke marrë të tjera hapa të cilat heqin apo lirojnë lakun që i ka ardhur në fyt çdo shqiptari. E së dyti, me ato para që mblidhen t'i kthejmë shqiptarëve vende pune dhe vende pune me rroga më të mira. T'i kthejmë shqiptarëve kantiere ndërtimi sepse kanë nevojë shqiptarët edhe për rrugë, edhe për ura, edhe për ujësjellës, edhe për kanalizime, edhe për shkolla të reja," – është shprehur Basha.
Banorët shprehen se "trajtohemi si skellvër nga Edi Rama", teksa e quajnë gjendjen aktuale si situatën më të rëndë në 23 vjet.





