Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas padisë për shpifje të bërë nga kryeministri Edi Rama për deputeteten demokrate Albana Vokshi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha e cilëson këtë padi si një kërcënim të hapur për ligjvënësen e opozitës pas denoncimeve kurajoze me në qendër skandalet qeveritare në shëndetësi. "Kërcënimi i kokoshit 200 milionësh sot ndaj Albana Vokshit, pas një serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova për korrupsionin në shëndetësi, për zhvatjen që ai po i bën parave të shqiptarëve me miliarda çdo muaj, tregon dy gjëra: se kryehajduti Edi Rama përmes mashës së tij Ilir Beqa i kanë vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot të tjera dhe se ai ka në shërbim të tij drejtësinë e gjyqtarët e tij mercenarë në Gjykatën e Lartë, me të cilën kërcënon opozitën dhe fjalën e lirë, – shkruan Basha. – Ky shef i hajdutëve të qeverisë që ka dorë në çdo tender e konçesion, ka konsoliduar ortakërinë me hajdutët e gjyqësorit, ku kërkon të mbyllë gojën e opozitës e të marrë çertifikata integriteti."