Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim zevendespresidentin e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, Cyril Muller, shoqeruar nga drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano, dhe Ellen Goldstein, drejtoreshë rajonale e Bankes Boterore për Vendet e Europës Juglindore.
Basha ka shprehur shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, rritjen e borxhit publik, mungesën e investimeve dhe çfarë është më problematikja rritjen e papunesise dhe varferise me ritme te pershpejtuara. Korrupsioni i shtrirë në të gjitha qelizat e qeverisjes, mungesa e transparencës, krimi, pasiguria juridike dhe rritja e nivelit të varfërisë ishin disa ndër problematikat e ngritura në këtë takim nga kryetari i Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur dhe tek niveli i lartë i korrupsionit. Basha theksoi se "1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar, 400 milionë euro nga doganat dhe tatimet dhe 777 milionë euro nga tenderat, prokurimet dhe koncesionet korruptive, të cilat gjithnjë fitohen nga familjarët, miqtë dhe klientët e kryeministrit dhe ministrave të tij."





