Kryetari i Partise Demokratike ka reaguar ndaj iniciatives se mazhorances per mocion shkarkimi nga presidentit Bujar Nishani. "Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunes që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin, – thote Lulzim basha ne deklaraten e tij. – Përpara se të ndosë perseri ambjentin me suksese që ekzistojne vetem fantazine e tij te semure, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderave, kreu sot dy akte të rënda. Më së pari nxorri krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës. Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin. Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit."
PD, Basha: Rama kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I moshuari humb jetën duke pirë kafe në Durrës (VIDEO)
SHBA frenon Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!
Përleshje dhe sherr mes familjeve, tre persona të plagosur përfundojnë në spital, dy në kërkim
Horoskopi ditor, e mërkurë 11 mars 2026





