Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar lidhur me praninë e kryeministrit Edi Rama në Kavajë ku, sëbashku me kryebashkiakun Elvis Roshi, morën pjesë në një aktivitet të Partisë Socialiste. Duke iu kthyer akuzave për lidhjet e kryebashkiakut Roshi me krimin, Basha tha se Rama është duke sfiduar dekriminalizimin.

“Edi Rama krah për krah me Roshin e Kavajës, një nga subjektet kryesore të dekriminalizimit, duke sfiduar ndërkombëtarët dhe ligjin e miratuar. Pas vizitës dhe mesazheve të sekretarit Kerry, po i jep gajret një nga një personave me rekorde kriminale të promovuar prej tij që t’i përdorë përsëri. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të mbyllë cdo penxhere dhe vrimë për ta dhe shefin e tyre,” – ka shkruar Basha në profilin e tij në Facebook.