Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “nuk ka horrllëk më të madh se sa të mbulosh vendin me drogë e të qeverisësh me trafikantë.”
Kreu i demokratëve Lulzim Basha postoi komentin e tij në Facebook, ku thekson: “Horrllëk është kur ministri yt i jep makinën private trafikantëve, kur deputeti yt që e ke bërë pasha të jugut propagandon kanabisin, kur drejtuesit e Policisë emërohen nga klanet kriminale.”
“Ti dhe droga e trafiku i saj jeni në simbiozë perfekte, ndaj refuzove testin e saj, – shkruan më tej Basha. – Këtë horrllëk ia shërben ti si model të rinjve dhe të rejave të FRESSH… Ti je përgjegjës e askush tjetër për këtë dramë të vendit.”