Kryetari i Partisë Demokratike i ka quajtur “mashkrime” dhe “propagandë boshe” deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ato të ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj mbi shëndetësinë falas. "Edi Rama ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar vjedhjen 338 milionë Euro dhe degradimin e plotë të spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Fytyra e vërtetë e shëndetësisë sonë është e kundërta e dokrrave të tij," – thotë Lulzim Basha në deklaratën  e tij.

"338 milionë Euro tendera, por a ka shqiptar që merr sot shërbim më të mirë shëndetësor? A ka sot më shumë ilace apo ilace më të mira në spitale? A ka kushte më të mira për shtrimin dhe shërbimin ndaj pacientëve? Mjafton një analizë e megavjedhjes me check-up për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës. Ku lekët merren, por analizat nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar rradhën. Si kjo këtu, ku qytetarja ka dalë me vlerën e proteinës 25, çka do të thotë se gruaja është në gjendje të rëndë dhe në shtratin e dializës. Ndërkohë, për fat të mirë, zonja gëzon shëndet të shkëlqyer, dhe si Dëshmitare e Jehovait ecën gjithë ditën në këmbë. Apo ky rasti tjetër ku check-up e nxjerr me diabet por analizat e privatit thonë se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore. Të vetmit përfitues nga “reforma në shëndetësi“, janë Edi Rama, Ilir Beqa, Vilma, emigranti i Peruxhias me një punëtor, dhe një dorë tjetër oligarkësh dhe klientësh që po fusin në xhep paratë e shqiptarëve," – shkruan Basha.