TIRANE,17 tetor 2013-Kuvendi në seancën plenare pritet të miratojë aktin normativ për disa ndryshime në ligjin "Për nëpunësin civil".
Para fillimit të seancës së sotme (ora 9:00) u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike duke vendosur që deputetët e opozitës të mos marrin pjesë në seancën e sotme.
Deputetët e Partisë Demokratike të opozitës braktisën punimet e seancës, ndërkohë që këtij qëndrimi nuk i janë bashkuar katër deputetët e tjerë opozitarë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Pak minuta pas nisjes së seancës, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka lexoi qëndrimin e opozitës lidhur me miratimin e aktit normativ për statusin nëpunësit civil.
Paloka bëri thirrje që akti të mos votohet ndërsa akuzoi mazhorancën se lexon keq apelet e Komisionit Europian kur flitet për termin, dialog dhe konsensus.
Pasi lexoi qëndrimin, Paloka la sallën e parlamentit, ndërsa asnjë deputet i PD nuk mori pjesë në punimet e Kuvendit.
Në përgjigje të Palokës, reagoi kreu i grupit parlamentar të PS, Ruci, pas tij dhe kryeparlamentari Meta.
Të dy theksuan se mazhoranca bëri cmos për dialog me opozitën, porse kjo e fundit nuk pranoi.
Rendi i ditës i parlamentit parashikon sot dhe ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së shtetit të Kuvajtit, për shërbimin ajror, si dhe një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.
Me pas ne fjalen e tij kryeministri Rama shprehet:
Ky akt normativ nuk ka lidhje për asnjë prishje, të asnjë konsensusi, por është shprehje e përgjegjshmërisë të kësaj shumice të re, e përgjegjshmërisë për ti dalë përpara vakumit absolut ku do gjendeshim dhe e përgjegjësisë për ta udhëhequr këtë vend në rrugën e duhur. Kush flet për prishje konsensusi dhe kush kërkon konsensus abstrakt nuk duhet të harrojë asnjë cast se kjo shumicë gëzon shumin konsensuale që i jep kushtetuta me plot 84 vota dhe nuk besoj se gjej mosdakortësi të një mëndje të arsyeshme që po të kishte 84 vota shumica e deridjeshme do kishte parë shumë më keq se kishte parë që kurrë nuk e pamë të shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe që asnjëherë nuk e pamë kryeministrin e vendit të kërkonte dialog pa kushte. E pra, është këtu vendi për të numëruar ftesat e njëpasnjëshme të bëra nga një grup i posacëm nga qeverisë, zvkryeministri, ministri i parlamenti, pra 4 anëtarë qeverie që nuk e teproj, po të them që i janë lutur përfaqësuesve të opozitës së sotme, të gjithë grupeve opozitare për t’u ulur e biseduar dhe kanë pasur vetëm një përgjigje pozitive dhe kanë mundur të bëjnë një parti, që është këtu në sallë dhe pse nuk e kuptoj votën kundër, që i falënderoj, PDIU. Të gjithë janë larguar”.
Nga ana tjetër dua ta nënvizoj për të gjitha ata që besojnë tek konsensusi si një mekanizëm absurd, që është nevojë, por jo domosdoshmëri, ne jemi këtu sepse duam të dëgjojmë dhe nuk duan të besojnë se nuk duan të flasim. E bënë këtë nga tribunat mediatike, por ai nuk është dialog. Ne jemi këtu të udhëheqim, në pritje për cdo konsensus”.





