Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje me krerët e degëve në rrethe. Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë kësaj mbledhjeje ka bërë të ditur se protesta në qytetin e Kavajës është vendosur të mbahet më 7 maj në orën 11:00.

Partia Demokratike ka kontestuar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në qytetin e Kavajës.