Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ka parë nga afër gjendjen e punimeve për projektin e ujësjellësit të Bargjanës, në fshatin Prosek, të Mirditës. Sipas deputetes demokrate, 18 mijë banorë të Mirditës nuk furnizohen me ujë të pijshëm në çezmat e tyre dhe shkak është bërë mospërmbyllja e projektit të ujësjellësit të Bargjanës, i cili ishte premtuar nga qeveria që një muaj më parë.

"Pritëm një muaj se do të ketë ujë në çezma, por asgjë nuk ka ndodhur, edhe pse vetë kryeministri ka deklaruar se rrënjët i ka nga kjo zonë, Proseku,” – u shpreh deputetja Deda, e cila tha se as tubacionet nuk shkojnë tek familjet, dhe pse kontratat janë lidhur që në fushatën e zgjedhjeve të kaluara lokale me vlerë të konsiderueshme.