Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka publikuar listën përfundimtarëve të të kandidatëve që janë regjistruar për të garuar në “Primare”, proces i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë sipas parimit “një anëtër, një votë”.

Janë 37 emra që gjenden në listë përfundimtare, e cila i është shpërndarë anëtarësisë së PD me qëllim votimin ditën e Shtunë në 1 Mars. Dega e PD ka bërë të ditur se anëtarët e kësaj force politike janë thirrur për të votuar në mjediset e pallatit të Sportit “Ramazan Njala” në Durrës nga ora 08.00-18.00.

Në fletën e votimit që do të kenë në dispozicion anëtarët e PD, gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Durrës, Krujë, Fushë Krujë dhe Shijak dhe ata kanë të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve.