PD denoncoi sot rastet e punësimit të njerëzve të politikanëve në Drejtorinë e Burgjeve. Në në një deklaratë për shtyp, Enkelejd Alibeaj publikoi një listë me emrat e politikanëve, deputetë apo minitra dhe rastet e punësimit. “Edi Rama thotë se po bën shtet, dhe ka ardhur për të bërë shtet jo për të punësuar njerëzit në shtet. Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij.

Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin.

Ja cfarë ndodh në Drejtorinë e Burgjeve:

Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri.

Në 11 raste, sekseri është fatmir Xhafaj.

Në 6 raste, sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito.

Në 5 raste, sekseri është Ditmir Bushati

Në 4 raste, sekserja është Lindita Nikolla

Në 6 raste, sekseri është Rakip Suli.

Në 4 raste, sekseri është Sadri Abazi.

Në 7 raste, sekserja është Vasilika Hysi

Në 6 raste, sekseri është Besnik Bare.

Në 7 raste, sekseri është Pandeli Majko