Partia Demokratike vijon me denoncimet ndaj qeverisë lidhur me aferat e inceneratorëve.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku tha se kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension.

Sipas saj, me një kapital prej 100 mijë lekësh, kompania mori një koncension prej 130 milionë euro.

“Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncension prej 130 milionë euro. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro. Kostot e këtij inceneratori po paguhen nga qytetarë të Tiranës. 25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje dhe atë mal plehrash.

Këto furgonë pas meje që vijnë nga Durrësi, që derdhin këtu mbetjet i kushtojnë qytetarëve të Durrësit 14 milionë euro nga buxheti i tyre. Po ashtu tarifat e pastrimit në qytetin e Durrësit do të rriten.”