PD ka denoncuar sot një tjetër skandal lidhur me inceneratorët.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun Jola Hysaj, ka deklaruar se janë edhe 6.1 milionë euro të tjerë nga xhepat e shqiptarëve do japë qeveria për djegësa që nuk punojnë. SPAK të veprojë”.

DEKLARATA E PLOTË:

Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria.

Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.  Edhe pse mbetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin

Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Çfarë do të thotë kjo:

-Mafia e plehrave ka imunitet politik;

-Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës, sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre;

-Qeveria nuk ndalet, sepse e sheh se të vetmit që ‘e hanë’ janë peshqit e vegjël, dhe të mëdhenjtë

nuk preken;

-Qeveria vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse nuk ka trysni, as nga drejtësia dhe as nga arbitrazhi i huaj;

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që ta vrasë frikën.

Çdo stepje, çdo mbyllje sysh para shumva të tilla, që lëvrohen por nuk kthehn në punë apo investime publike, i bën ata bashkëfajtorë.

Hemorragjia financiare dhe turpërimi publik, mbyllen vetëm me nisma të guximshme. Opozita e bashkuar në Frontin e Shpëtimit Kombëtar do të përkrahë cdo prokuror që mbron interesin publik dhe kombëtar.

Një qeveri që vjedh popullin e vet, nuk përfaqëson më shumicën, por një klikë.

Zakoni i klikave është që pasi mbysin zërat kundër, u kthehen bashkëpunëtorëve.

Shqipëria është në rrezik.