Rruga “Pavarësia” në plazhin e Durrësit, ka përfunduar në prokurorinë e Durrësit. Kreu i PD-së Osman Stafa ka kallëzuar në prokurori për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të fondeve publike kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon.
Stafa ka deklaruar se në rrugën “Pavarësia”, para një viti ka përfunduar një investim madhor prej 2 miliardë lekësh dhe ai investim është shkatërruar për t’u bërë një tjetër investim këtë vit.
“Objekti i kallëzimit është shpërdorim detyre dhe shpërdorim me fondet publike. Ndërhyrja që u bë 2 vjet më parë ishte ideuar e studiuar nga bashkia e Durrësit. Ka abuzim dhe vjedhje të pastër. Përveç kësaj, po sabotohet industria e turizmit në Durrës. Kjo po bëhet qëllimisht, në interesa të klaneve dhe miqve e bashkëpunëtorëve të Vangjush Dakos. Brenda ditës së mërkurë do të kemi një takim me prokurorin e rrethit informues së çfarë po bëhet në lidhje me denoncimet e PD-së”, deklaroi Stafa.
K.H.





