Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar dy ditë më parë në Parlament, amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
“Shpenzimet për tesktet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, ky është propozimi i depozituar në Kuvend, nga Partia Demokratike, me 30 tetor.
Tesktet shkollore të paguara nga shtetit, ka qënë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh.
Sipas PD, qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë këtë propozim të cilin shumë vende të rajonit si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE, e kanë si model.
Tesktet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familljet e varfëra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët.





