Debati mbi ndryshimin e çmimit të ujit për Tiranën ka bërë bashkë Partinë Demokratike dhe LSI.
Këshilltari i Partisë Demokratike, Leonard Olli, i kanë bërë ftesë LSI që të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të votohet vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
"Mos u bëni pjesë e këtij votimi mafioz. Të mos shkojmë në mbledhje, mos të krijohet kuorum. Jo kuorum për aferën korruptive të ujit”, u shpreh Olli.





