Partia Demokratike dorëzon në Prokurori kallëzimin penal kundër Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, në Tiranë. Kallëzimi penal, sipas burimeve nga PD, ka të bëjë me dhunën e ushtruar në protestën e djeshme tek parku i Liqenit Artificial.

Paditë janë dorëzuar në Prokurori nga deputeti Arben Ristani dhe Ivi Kaso. Gjatë protestës së djeshme tek parku i Liqenit Artificial kundër ndërtimit të këndit të lojërave, projekt ky i Bashkisë së Tiranës, pati përplasje fizike mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit nga njëra anë dhe protestuesve të udhëhequr nga deputetët e PD në anën tjetër.