Tiranë, 27 maj 2014 – Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj tre deputetëve të Partisë Socialiste, Armando Prenga, Xhemal Qafalia dhe Gentian Bejko. Ata akuzohen se kanë sulmuar dhe goditur deputetin e PD, Gent Strazimiri.
“Ne daten 27 maj 2014, ne ambientet e Kryesisë së Kuvendittë Shqiperise, deputeti Gent Strazimiri, antar i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, ka qene ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, duke shqyrtuar dhe diskutuar mbi cështje brenda rendit të ditës sipas Rregullores së Kuvendit. Për një moment është larguar nga salla e mbledhjes për një pushim të shkurtër në korridorin e katit të II të Kryesisë së Kuvendit. Pa asnjë shkak dhe në mënyrë kriminale, 3 deputetë të Partisë Socialiste, konkretisht Armando Prenga, Xhemal Qefalia, dhe Gentian Bejko, e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikisht. Grupi parlamentar i Partise Demokratike, pas deklarimeve të deputetit Gent Strazimiri dhe pamjeve filmike të qarta të transmetuara nga mediat, denoncon këtë veprim kriminal të kryer nga këto tre shtetasë, si një agresion terësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike, me synimin që me dhunë të bëjnë opozitën parlamentare të hesht,” thuhet në padinë e PD.
Në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, thuhet se organi i akuzës duhet të bëjë edhe verifikimet për implikime të tjera kriminale të këtyre deputetëve.
“Në fakt veprime të tilla kriminale dhe rrugaçërore, janë të pritshme nga eksponentë të caktuar të mazhorancës aktuale parlamentare, të cilët dyshohen seriozisht se kanë qenët ë përfshirë në veprimtari kriminale, brenda dhe jashtë vendit. Veprime të tilla kriminale dhe të koordinuara brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, kanë si synim final të tyre intimidimin e deputetëve të opozitës, me qëllim mosevidentimin prej tyre të lidhjeve kriminale midis eksponentëve të mazhorancës parlamentare dhe eksponentëve kriminalë. Edhe pse synimi në vetvete është i dështuar dhe i pamundur të arrihet, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpeh bindjen se individë të tillë duhet të marrin edhe ndëshkimin sipas ligjit, për veprimet e tyre kriminale. Në funksion të evidentimit të faktit nëse z. Armando Prenga alias Edmond Prenga është recidivist në kryerjen e veprimeve kriminale, kërkojmë nga Prokuroria e Përgjithshme që të verifikojë rekordet kriminale për këtë shtetas, brenda vendit dhe në shtetin fqinj, Itali”.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
“Perfaqesuesit e aleances se qelbesirave Qefalia, Prenga, Fino dhe Bejko me urdher te Rames, sipas nje skenari te nisur jave me pare, agresuan ne detyre, ne ambientet e Parlamentit deputetin Gent Strazimiri. Javen e kaluar, po me urdher te Rames, kjo aleance i mohoi opozites te drejten kushtetuese per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per hetimin e lidhjeve te Rames dhe qeveritareve te tjere me drogen.
Qytetare, keto jane dite te zeza per shoqerine tone. Akuzave tona te bazuara per lidhje te neo-bllokmeneve me drogen dhe krimin, per mega mashtrimet elektorale te Edvin Kristaq Rames, per shkaterrimin e mbi 30 mije vendeve pune, per vjedhjet e medha ne tendera, dogana dhe tatime, kerkesave te ligjshme te grevisteve te urise per vendin e punes klika ne pushtet iu pergjigjet me shkelmimin e te drejtave kushtetuese te deputeteve te opozites dhe organizimin e akteve banditeske ndaj tyre ne Parlament, iu pergjigjet me kercenime me portretet e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, me ndjekje penale te grevisteve qe po flijohen per te drejtat e tyre,” shkruan Berisha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





