Pas zyrtarizmit të emrit të drejtuesit politik të qarkut, Partia Demokratike dega Durrës ka ndezur motorët e fushatës elektorale.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, PD Durrës njofton se që nga dita e sotme kanë nisur të hapen disa zyra të grupseksioneve.

“Hapen Shtabet e para elektorale ne disa grupseksione te PD dega Durres”, shkruhet në Facebook.

Kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet elektorale të 25 prillit, Partia Demokratike, dega Durrës ka rihapur sallat që qëndronin të mbyllura deri më tani, edhe për shkak të pandemisë Covid-19.

Në zgjedhjet e 4 viteve më parë, një nga kritikat që ju adresuan më shumë degës së Durrësit në atë përiudhë ishte mosfunksionimi i mirë i strukturave, gjë që u shoqërua edhe me humbjen më të thellë historike të selisë blu në nivel qarku.