Partia Demokratike, dega Durrës ka propozuar emrat për kandidatë për deputet dhe për kryetar bashkie.

Kështu shkruan në një postim në Facebook, nënkryetari i degës lokale, Arlind Boshku teksa bën me dije se sot në Partinë Demokratike u zhvilluan mbledhjet e Grupseksionit nr.2 dhe nr.4.

“Në zbatim të udhëzimit nr.60 sot në Partinë Demokratike u zhvilluan mbledhjet e Grupseksionit nr.2 dhe nr.4. U propozuan emra për kandidatë për deputet edhe për kryetar Bashkie! Falenderime pafund anëtarëve të PD Durrës për emrat cilësorë të propozuar!”, shkruan Boshku.