DURRËS, 30 shtator 2014 – Qyteti nr. 2 i Shqipërisë përfaqësohet vetëm me tre veta në këshillin kombëtar të PDSH, gjë që dëshmon për miopinë e hartuesve të listave.
Në Këshillin e ri Kombëtar të partisë më të epokës paskomuniste në opozitare dega e PD-së Durrës është përfaqësuar tejet dobët numerikisht, vetëm me 3 veta mes 150 anëtarëve gjithsej.
Zotërinjtë Arqile Gorea, Armand Teliti dhe Ferdinand Xhaferaj janë zgjedhur nga SHQUP-i në listë, gjë që flet se qyteti bregdetar konsiderohet si “peshë pupël” për ndeshjet e opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Kjo është ana sasiore, kurse për cilësinë e kësaj tresheje i mbetet anëtarësisë të gjykojë.
Ata janë figura të njohura të politikës vendore, por edhe asaj qendrore.
Z. Gorea ka qenë kryetar bashkie, drejtor i Posta Shqiptare sha, aktualisht drejtor i logjistikës në SHQUP.
Z. Teliti ka qenë kryetari degës së PD-së, zëvendësministër i Transportit kur u mor i pandehur nga prokuroria bashkë me z. Lulzim Basha për abuzimet e supozuara për rrugën Durrës-Morinë, drejtor i përgjithshëm i Gjendjes Civile, kryetar i Këshillit të Qarkut.
Z. Xhaferaj ka qenë kryetar i degës së PD-së, drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, nënkryetar i PDR-së, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ministër Kulture.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





