Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, është shprehur se një parti politike edhe kur garon vetëm në një bashki, merr para sikur garon në të 60 bashkitë.
Komentet Kume i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”, ku po fliste për rastin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Kume foli gjithashtu edhe për numrin e komisionerëve të PD-së së Alibeajt, që sipas tij, do të jetë i plotë, aq sa e përcakton ligji, megjithëse kjo forcë politike nuk do të garojë në të gjitha bashkitë e vendit.
Kume: Dorëheqja depozitohet atje ku bëhet regjistrimi. Pasi regjistrohen kandidatët e dërgojnë në KQZ. Kur dikush tërhiqet, ai do të jetë atje i shrkuajtur në fletën e votimit. Sepse nuk ka vendim tjetër për të. I japin kohë vetes së tyre për të bërë ndryshime eventuale. Lista e kandidatëve nuk ndryshon më. Dorëheqja e kandidatëve ka vetëm vlerë politike. Vlerë ligjore nuk ka. Me këtë situatë ne jemi ndeshur në zgjedhjet lokale në Kurbin.
Nuk ndryshon asgjë nga ky fakt, mund të kandidosh vetëm në një bashki dhe merr para sikur garon në të 60-ta bashkitë. Pasi paratë i merr në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të mëparshme.
Bushati: Dashka lekë prap Luli
Kume: Nuk ka detyrim ligjor që duhet të marrësh pjesë në të gjithë territorin në zgjedhje, në mënyrë që të marrësh një numër të caktuar komisionerësh.