Pas mbeldhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për media.

Grupi Parlamentar është i bashkuar dhe PD është e bashkuar , modalitete janë në përfundim. Ajo që diskutuan ishte forma dhe mënyra e aksionit tonë opozitar, vazhdimësinë dhe përshkallëzimin e tij deri në mosbindje civile.

Noka: Jemi të artë të gjithë se Edi Rama është njeriu që ka instaluar narkoregjimin më të errët që ka  njohur hoistoria. E urën parlamentin dhe fakti që Berisha dhe GP i PD i pamundësoi atij të kishte një sukses në parlament, i pamundësoi përballjen, si pasojë e kësaj ai ndërmori aktin nëpërmjet hanxharëve të tij në drejtësi, arrestimin e Berishës.

Ky parlament sot është i eklipsuar para parlamentit të qytetarëve që është zhvendosur te rruga e Shpresës. Rama thjesht diversifikon mundësitë e reagimit tonë.

Deputetët janë të gjithë të PD-së, jemi bashkë dhe formalitet janë për të formësuar bashkimin final.

Që ky sension parlamentar nis si një nga më të errëtat. Kemi një parlament që vetëm i qytetarëve nuk është. Një nga aktet më të errëta është ndryshimi i ligjit për komisionet hetimore. Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për të gjitha abuzimet.

Ne prej 4 muajsh jemi bashkë dhe kemi rakorduar çdo hap tonin në atë parlament dhe kështu do të veprojmë

Besoj shumë te koshienca e deputetëve që kanë dalë nga votat e demokratëve, këtu bëhet përjashtimi i dy pengjeve, Brava-Alibasha, të jenë në lartësinë e kërkesave të demokratëve. Në Shqipëri nuk ka demokraci, është një narkoregjim sepse është hera e parë që po thuhet se nuk do të ketë konsensus për Reformën Zgjedhore.