Ka nisur në selinë e PD-së ceremonia me rastin e 35-vjetorit të themelimit të kësaj partie.
Të pranishëm janë lideri historik, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili u shpreh më herët në rrjetet sociale se PD u lind si lëvizje për liri dhe demokraci dhe mbetet simbol i rezistencës dhe shpresës për shqiptarët.
“Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci. 35 vite më vonë, mblidhemi për të kremtuar themelimin, dhe duam ta bëjmë këtë me ata që i ndanë këto vite të stuhishme, në të mirë e në të keq, me forcën e parë të lirisë”, tha Berisha në postimin e tij.
Më 11 dhjetor 1990 u krijua Partia Demokratike nga një grup studentësh dhe intelektualësh shqiptarë, të cilët zgjodhën si kryetar të Komisionit Nismëtar studentin Azem Hajdari dhe më pas si kryetar të partisë, Sali Berishën.





