Pas humbjes, ish-kandidati për deputet Erzen Laçi në një intervistë për “DurrësLajm” ka ngritur akuza të rënda kundrejt kampit socialist për proçesin e votimit. Në NJA Katundi i ri kandidati Cara fitoi me një diferencë rreth 400 vota ndaj rivales së saj socialiste Emiriana Sako.

Ndërsa tregon dy ish-bastionet si Sukthi dhe Rrashbulli, ku kandidati Cara ka pësuar humbje të thellë me 1000 vota në favor të Emiriana Sakos, Laçi thotë se kanë mundur të ruajnë vetëm Katundin e Ri.