Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i është drejtuar me një padi Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Sipas Zhupës, Gjinushi qëndron në këtë detyrë i padekretuar nga presidenti i Republikës.

Deputetja demokrate  thotë se Presidenti i asjaj kohe Ilir Meta ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit.

“Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave i padekretuar nga presidenti i Republikës. Meta kur ishte në krye të Presidencës ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”, tha Zhupa.

Më tej Zhupa shton se Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht kryeministrit Edi Rama. “Ta sjellim këtë padi për të shpallur pezullimin e menjëhershem të zotit Gjinushi, papajtueshmërinë në këtë funksion e kërkojmë intepretim të plotë të nenit të Kushtetutës që mos ndodhë asnjëherë tjetër të qednrojnë në krye të institucioneve të paemëruar nga presidenti”- tha më tej Zhupa.