DURRËS, 14 maj 2013– Partia Demokratike do të hapë sot në mbrëmje në Durrës fushatën e saj zgjedhore për parlamentarët e 23 qershorit, ku do të marrin pjesë kandidatët për deputetë të kësaj force politike.

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Drejtori i Kabinetit të Kryeministrit Oerd Bylykbashi, kërkoi pjesëmarrjen e qytetarëve durrsakë në këtë miting.  

“Të dashur miq, sot në orën 19:30 në sheshin "Taulantia" në Durrës, Kryeministri Berisha hap fushatën elektorale për qarkun e Durrësit, ku do të prezantojë kandidatët për deputet të Partisë Demokratike të këtij qarku. Ky është preludi i fitores sonë të re. Së bashku do ti japim fund bllokimit të ëndrrës sonë europiane nga Edi Rama. Ju ftoj të merrni pjesë! Ne jemi ndryshimi. Përpara!