Ish-kryetari i komunës së njësisë administrative nr.6 në Durrës, Serjan Mazrreku, i cili një muaj para zgjedhjeve braktisi Partinë Socialiste për Partinë Demokratike, pas humbjes së kësaj të fundit ka ndërruar profesion.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Mazrreku ka bërë me dije se do të ushtrojë profesionin e avokatit, për të cilin është diplomuar dhe do të ofrojë shërbime juridike në studion e tij ligjore.

“Miqt e mij,

Nga sot kthehem në profesionin e avokatit për ti shërbyer si gjithmonë qytetarëve, e sidomos atyre në nevojë, me konsulencë ligjore falas, mbrojtje juridike falas si dhe jo vetëm. Shumë shërbime të tjera juridike në të gjithë sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë ndaj çdo kujt që zgjedh Studio Ligjore Mazrreku.”, shkruan ai në Facebook.