Partia Demokratike ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli bëjnë me dije burimet për OraNews. 

PD e cilëson si të pavlefshëm zgjedhjen e Shabanit, pasi 35 votat që dhanë në mbështetje të tij, i tërhoqën dy ditë pasi u shpallën të gjitha kandidaturat. Tërheqja e firmave nuk u njoh nga Komisioni i Ligjeve e as në Kuvend.

Më 11 dhjetor pas një seance maratonë në Kuvend, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro, 82 të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate.

Ndërkaq procesi i votimit është shoqëruar me bojkotimin nga deputetët e Partisë Demokratike.  /Oranews