Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama për fushatat e kryedemokratit Lulzim Basha, ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, PD thekson se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.

REAGIM I PD

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!