Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje më shifrat e vrasjeve në Shkodër të publikuara nga ky i fundit në Twitter.

Në reagimin e PD thuhet se në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve. Ndërsa në vitin 2018, që sipas demokratëve, Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit është zero.

REAGIMI I PLOTË

Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!

Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.

E vërteta është se:

Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve.
Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.

Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim!

Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot.