Ndërsa ka nisur transporti i kutive të votimit në Durrës dhe procesi është mbyllur prej rreth një ore, PD-ja e Durrësit publikon shifrat e pjesëmarrjes në votime për çdo KZAZ.
Sipas shifrave të PD-së, në Durrës përqindja total e pjesëmarrjes në votime ka qenë 14.4%
Referuar të njëjtit burim, në KZAZ-në nr.21 kanë votuar 12.9% e votuesve.
Në KZAZ-në nr.22 kanë votuar 13.3% e votuesve.
Në KZAZ-në nr.23 kanë votuar 16.5% e votuesve.
Në KZAZ-në nr.24 kanë votuar 15.3% e votuesve.





