Partia Demokratike, dega Durrës, ka dhënë urimet e saj për Krishtlindje.
Kryetari i komanduar i kësaj force politike, Oerd Bylykbashi uroi të gjithë besimtarët e krishterë së bashku me deputeten Fatbardha Kadiu dhe përfaqësues të tjerë të degës vendore të PD-së në takimin që zhvilluan me drejtuesit e kishës ortodokse të Shën Pavlit e Shën Astit.
“Rëndësia e kësaj dite të shenjtë, e cila është e lidhur pashmangshmërisht me sakrificën, përuljen dhe dashurinë është pjesë e të gjitha urimeve dhe mesazheve të dhëna në emër të saj. Krishtlindja në vendin tonë mbart një veçori. Ajo përcjell harmoninë e të të gjitha komuniteteve fetare”,– tha Bylykbashi.
K.H.





