Bamir Topi në një emision televiziv e shikon Partinë Demokratike në inferioritet të plotë, e pamundur të sjellë entuziazëm.
“PD ka më shumë frikë nga të vetët, nga ato parti që e kanë rreshtuar veten në krahun e djathtë, por edhe nga fraksionet.
Sa herë njëra nga dy partitë ka qenë në siklet të madh është drejtuar menjëherë tek kundërshtari. Të fuqishmit vazhdojnë të bëjnë lojën.
Nxjerrin jashtë loje partitë modeste. Nxjerrin jashtë loje pa hyrë në lojë, partitë e reja. Llogaritë i bëjnë në tavolinë.
Në fund fare është historia e mosndryshimit të qarqeve. Është lënë sërish me 12 qarqe. Në rast se nuk merr numrin për tu futur në parlament në atë qark, atëherë e merr partia kryesore. i merr PS, 12 mandate.
PD luan në inferioritet të plotë. Kjo nuk ngjall surprizë dhe as entuziasëm. Jam në gjendje pa vendosur bast.
Brenda kësaj situate politike secila parti ka problemet e veta. Ka dhe pjesa tjetër. në rast se mazhoranca ka sot një strukturë të qëndrueshme elektorale, formacion solid, jo i ndarë në pjesë.
Ka një infrastrukturë të admirueshme elektorale. Pjesa tjetër një parti e ndarë në pjesë pjesë. Nuk ka infrastrukturë të qëndrueshme.
Edhe të politikës ndërkombëtare, gjeopolitikës. Në rast se kryeministrit i jepet mundësia të luaj në fushë të madhe, opozita luan në fushë të vogël.
Një mendje e ftohët diskuton si është situata. Tregon një pozicion inferior. Nuk e kam mendjen sa merr Rama por të sigurojë institucionin solid të opozitës.”